Kapi MAT burrin me të dashurën në stadium, reagimi bëhet viral
Ajo që pritej të ishte një mbrëmje emocionuese futbolli, u shndërrua në një telenovelë të vërtetë, para fillimit të ndeshjes mes Sport Recife dhe Ceará SC, në stadiumin Ilha do Retiro në Recife të Brazilit, në javën e 28-të të Kampionatit Brazilian.
Ndeshja përfundoi 1-1, por ajo që ndodhi para fillimit të saj zuri vendin kryesor në bisedat e mbrëmjes dhe në rrjetet sociale. Në një video që u bë virale brenda pak minutash, një grua shpërthen në skenë duke akuzuar burrin e saj për tradhti – drejtpërdrejt në tribunat e stadiumit, përpara syve të qindra tifozëve.
“Unë jam gruaja e tij!” dëgjohet të thërrasë ajo me zë të lartë, duke iu afruar burrit që shoqërohej nga një grua tjetër. Ai përpiqet ta qetësojë, duke i kërkuar të ulë zërin sepse të gjithë po i shikojnë, por përpjekjet e tij janë të kota. E lënduar dhe e zemëruar, gruaja refuzon të ndalet: “Mbaroi!” deklaron ajo me vendosmëri.
Situata përshkallëzohet. Pas një sërë akuzash dhe shpërthimesh emocionale, gruaja arrin të afrohet aq shumë sa e godet burrin të paktën dy ose tre herë në fytyrë, nën brohoritjet dhe habinë e publikut përreth.
Por nuk përfundon këtu. Pasi “shkarkon” zemërimin mbi bashkëshortin, gruaja i drejtohet femrës që shoqëronte burrin e saj – e cila qëndron e heshtur dhe e palëvizshme gjatë gjithë skenës. Kur ajo tenton t’i afrohet, burri ndërhyn për ta penguar dhe për të mbrojtur të dashurën e tij të supozuar nga përplasja fizike.
Pamjet kanë shkaktuar reagime të shumta në internet, duke ndarë opinionin publik mes atyre që e shohin si një dramë personale që s’duhej të shpërfaqej publikisht, dhe të tjerëve që vlerësojnë guximin e gruas për t’u përballur me tradhtinë pa frikë.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



