Kapshticë/ Arrestohet një person, tentoi të trafikonte rreth 80 kg drogë nga Shqipëria drejt Greqisë
Kapet në Kapshticë një shtetas i huaj me drogë. Sipas policisë ky shtetas është ndaluar në dalje të doganës së Kapshticës, me një sasi te konsiderueshme lëndësh narkotike.
Mësohet se ai kishte për qëllim kalimin drejt shtetit grek. Nga burime dyshohet se janë sekuestruar një sasi prej rreth 80 kg lëndë narkotike.
Lënda narkotike ka qenë e vendosur në pjesën e pasmë të mjetit. Ky shtetas ka qene i shoqëruar edhe nga një person tjetër në mjet. Mjeti në fillim është futur në skaner ku është pikasur një masë e dyshimtë. Më pas nga kontrolli fizik ka rezultuar lënda narkotike.
Të ndaluarit po merren aktualisht në pyetje nga DVP Korçës, për të hedhur dritë mbi itinerarin dhe destinacionin e ngarkesës.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



