E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Karamuço zbulon skemën: Ja ku po zhvendosen Call Center-at mashtrues
Lajme

Karamuço zbulon skemën: Ja ku po zhvendosen Call Center-at mashtrues

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço, ka ngritur një alarm të fortë lidhur me zhvendosjen e call center-ave mashtrues nga Shqipëria drejt Kosovës, pas aksioneve të fundit të autoriteteve shqiptare kundër këtyre strukturave.

I ftuar në Euronews Albania, ai deklaroi se një pjesë e kompanive që operonin sipas modelit italian të mashtrimeve telefonike janë larguar nga Shqipëria dhe po riorganizohen në Kosovë për të vijuar aktivitetin e tyre.

Sipas Karamuços, goditjet e ndërmarra në Shqipëri kanë detyruar këto struktura të ndryshojnë territor, por jo të ndërpresin aktivitetin. Ai theksoi se fenomeni mbetet i gjallë për shkak të interesave të mëdha financiare që qëndrojnë pas tij.

“Çfarë ndodhi me ato call center-at e famshme, që ishin model italian? Kanë ikur në Kosovë. Ne i mbyllëm, por po i merr Kosova. Sepse ajo farë kriminale do të mbijë prapë. Problemi është te paratë. Disa prej tyre kanë sinjale shumë të forta”, u shpreh ai.

Eksperti la të kuptohet se rrjetet që menaxhonin këto skema mashtruese nuk janë zhdukur, por kanë gjetur mënyra të reja për të vijuar aktivitetin, duke shfrytëzuar territore të tjera dhe boshllëqe në kontrollin institucional.

Call center-at mashtrues kanë qenë prej vitesh në qendër të hetimeve, pasi dyshohen për mashtrime financiare ndaj qytetarëve europianë përmes investimeve të rreme, platformave online dhe skemave të ndryshme abuzive.

Në këtë drejtim, SPAK dhe policia shqiptare kanë zhvilluar disa operacione të rëndësishme, duke çuar në arrestimin e dhjetëra personave dhe sekuestrimin e shumave të konsiderueshme parash.

Megjithatë, sipas deklaratave të Karamuços, ky fenomen nuk është zhdukur, por thjesht ka ndryshuar formë dhe vendndodhje, duke u zhvendosur drejt vendeve të tjera të rajonit, si Kosova, ku mund të gjejë terren për t’u riorganizuar.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.