Karikatura/ Mesi në versionin “ Xhejms Bond” dhe Suarez si “sharrë hekuri” lirojnë Kutinjon nga “burgu”
Barcelona bleu yllin brazilian Filipe Kutinjo nga Liverpuli për 160 mln euro, duke u bërë transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e futbollit, fill pas kalimit të Nejmar nga Barcelona te Paris Saint Germain. Tashmë është punë e kryer, Filipe Kutinjos i është bashkuar Barcelonës, i cili u kushtoi spanjollëve 160 milionë euro.
Braziliani është një ndër personazhet kryesore në karikaturën e ditës të publikuar nga “Eurosport”, së bashku me Lionel Mesin e Luis Suarezin. Karikaturisti e ka shpjeguar situatën në të cilën Liverpooli po e mbante Kutinjon si të burgosur, duke mos e lejuar të largohet gjatë verës, pavarësisht insistimit të brazilianit. Por, kjo tashmë është punë e kryer – Mesi dhe Suarez e nxorën Kutinhon nga “burgu”.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



