E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kartës së Studentit “pijani lëngun” edhe për (minimumi) një vit!
Lajme

Kartës së Studentit “pijani lëngun” edhe për (minimumi) një vit!

Pajisja e studentëve me “Kartën e Studentit” ishte një ndër kërkesat e tyre që u përpilua gjatë protestës dy javore të studentëve, dhe që përcaktohet edhe në ligj, por që deri më tani nuk është realizuar.

Dhe shanset për të ndodhur sa më shpejt, janë zero. Këtë e tha vetë kreu i qeverisë Edi Rama, i cili deklaroi se Karta e Studentit do të mund të jetë gati në fund të 2019-ës. Por edhe kjo mbetet një premtim prej tij. Kjo kohë e gjatë, sipas shefit të mazhorancës, duhet që të përcaktohen qartë se cilat produkte e shërbime do të përfshihen në kartën e Studentit. Dhe për këtë duhet që Ministria e Arsimit të lidhë marrëveshje me bashkitë dhe autoritetet e tjera për të lehtësuar xhepat e studentëve.

Megjithatë, shefi i mazhorancës nuk la pa bërë ironi, e deri diku tallje me studentët, kur tha se “nuk është karta që i ka penguar studentët të shkojnë në teatër e muze, të jemi serioz”.

“Po bëhet një draft për mënyrën e aplikimit dhe çështje të tjera teknike, në janar 2019 do miratojmë dy vendime, dhe fundi i 2019-ës është afati i realizimit”, tha Rama gjatë një konference për mediat që mbajti pas mbledhjes së qeverisë këtë të mërkurë ku u morën vendime që reflektojnë deri diku kërkesat e studentëve.

Me kartën e studentit përfitohet transporti publik falas, aksesi në kinema, muze, e forma të tjera argëtuese, me vlera të reduktuara.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.