E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KATAR 2022 / Frenon Franca, Danimarka është perfekte
Lajme

KATAR 2022 / Frenon Franca, Danimarka është perfekte

Ndeshjet e djeshme në kualifikueset e Katar 2022  2për zonën e Europës, kanë sjellë barazimin e dytë radhazi të përfaqësueses së Francës. Kampionët e Botës në fuqi këtë herë janë ndalur nga Ukraina, ndaj të cilës u desh një gol i shpejtë i Marsial në fillimin e pjesës së dytë për të vulosur barazimin 1-1 pas golit të Shaparenko për vendasit.

FIFA-World-Cup-2022-Qualifiers-Europe

Skuadra e Deshamp vazhdon të jetë në vendin e parë, por nuk është më e paarritshme dhe nëse Finlanda i merr pikë në ndeshjet direkte, kualifikimi nuk është më aq i sigurt.

Ndërkohë, Danimarka në Grupin F ka mundur me vështirësi Ishujt Faroe, vetëm 1-0, por që i ka mjaftuar për të siguruar fitoren e 5-të në po aq ndeshje të luajtura, duke vazhduar të udhëheqë e vetme garën.

Lufta më e ndezur është padyshim në Grupin G ku bën pjesë Holanda. Kjo e fundit ka mundur 4-0 Malin e Zi, ndërsa sheh veten në ndjekje të Turqisë, e cila mposhti Gjibraltarin 3-0. Po aq pikë sa holandezët ka edhe Norvegjia e Haland që ka pretendime të mëdha në këtë edicion.

REZULTATET 

GRUPI D

Ukrainë-Francë 1-1
44′ Shaparenko / 51′ Marsial

1

GRUPI F

Ishujt Faroe-Danimarkë 0-1
85′ Vind

Izrael-Austri 5-2
8’ Solomon, 20′ Dabur, 33′, 90’+1′  Zahavi, 59′ Vaisman / 42′ Baumgartner, 55′ Arnautoviç

Skoci-Moldavi 1-0
14’ Dajks

2

GRUPI G

Gjibraltar-Turqi 0-3
55′ Dervishoglu, 65′ Çalhanollu, 83′ Karaman

Holandë-Mali i Zi 4-0
37′ (p), 62′  Depaj, 70′ Vajnaldum, 76′ Gakpo

3

GRUPI H

Sllovaki-Kroaci 0-1
86′ Brozoviç

4
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.