Katari do lejojë birrat në Botëror
Fillimisht u raportua se do ndalohet konsumi i alkoolit në Kupën e Botës të Katarit, por situata ka ndryshuar dhe së fundmi mësohet se edhe këtë fundvit në Katar, do të lejohet shitja e alkoolit në zona të veçanta për tifozët.
Në Katar, alkooli lejohet vetëm në bare dhe restorantet e hoteleve. Edhe në supermarkete, lejohet me leje te veçantë, nëse je i huaj mbi 21 vjeç dhe jeton në Katar.
Gjatë Botërorit, rregullat e blerjes së alkoolit pritet të lehtësohen, por gjithsesi të gjithë tifozët mund ta konsumojnë atë vetëm në banesat e tyre, ose në zonat e caktuara për tifozët. Të gjitha me një orar të caktuar.
Alkooli në fan zonë do të lejohet vetëm nga ora 16:00, deri në orën 22:00. Gjithashtu, do të shërbehet edhe në stadiumet gjatë orareve të ndeshjeve.
Në pjesën tjetër të ditës, do të vlejnë rregullat e zakonshme. Pritet që ky plan të miratohet së shpejti dhe FIFA t’u shpërndajë tifozëve që do të udhëtojnë drejt Katarit, udhëzimet se si mund të konsumojnë alkool pa rrezikuar që të përfundojnë në burg.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



