E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Katastrofa mjedisore në lumin Drin, mbushet me pirgje mbeturinash
Lajme

Katastrofa mjedisore në lumin Drin, mbushet me pirgje mbeturinash

Banorët e Shëngjinit në Lezhë nuk jetojnë dot më me ndotjen. Kjo për shkak se situata e tyre është rënduar aq shumë sa që e kanë të papërballueshme jetesën në këtë vend.

Dhe për hir të së vërtetës vendi ku kalon lumi Drin në Shëngjin, buzë detit Adriatik është i mbushur me pirgje mbeturinash.

Lumi sjell mbeturina përgjatë brigjeve të Drinit dhe të gjitha ato mblidhen në grykëderdhjen e tij.

Ky lumë kalon edhe nëpërmes qytetit të Lezhës duke mbledhur edhe mbeturinat e qytetit.

Për këtë shkak për banorët e Shëngjinit duket e papranueshme që çdo ditë të përballen me mbeturina të ndryshme dhe të bashkëjetojnë me ndotjen.

E gjitha në fakt është për shkak të keqmenaxhimit të mbetjeve dhe hedhjeve pa menduar në lumë.

Dëmi nuk është vetëm për shëndetin dhe gjallesat në këtë zonë pasi malet me plehra shëmtojnë edhe bukurinë natyrore të zonës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.