Katër gola, 3 penallti dhe 2 dopiata! Kulifikohen Franca dhe Portugalia për në fazën e 1/8-ve
Portugalia vjen pas humbjes me Gjermaninë dhe e shohin ndeshjen me Francën si pika e kthesës në konfirmimin e tyre si kampionë të Europës. Dy kombëtare i ndan 1 pikë, teksa “gjelat” e kanë siguruar kualifkimn për në fazën e 1/8-ve pasi ndodhen në kuotën e 4 pikëve.
Në precedentët me dy skuadrave, dominojnë francezët teksa në 27 takime, “gjelat” numërojnë 19 fitore, 6 fitore u takojnë luzitanëve dhe 2 takime janë ndarë në barazim.
Për sa i përket formacioneve, trajneri i Portugalisë, Santos i ka besuar sulmin Zhotës dhe Bernardo Silvës të cilët do të jenë në ndihmë të yllit të ekipit Kristiano Ronaldo.
Në krahun tjetër, trajneri Deshamp do të hedhë në fushë të gjithë artilerinë e rëndë, duke aktivizuar në sulm Mbapen, Grizmanin dhe Benzeman. Si duket tekniku francez ka vendosur të zgjedhë yllin e Realit përpara Olivier Zhirusë i cili po kalon një formë mjaft të mirë kohët e fundit.
LIVE: PORTUGALI-FRANCË 2-2
Kristiano Ronaldo 30′, 60′ (p) / Benzema 45+2′ , 47′
KOMENTI LIVE:
60′ GOOOOOL PORTUGALIA 2-2/ Kristiano Ronaldo tregohet sërish i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, duke vendosur baraspeshën në Budapest!
58′ Ndeshje e çmendur! Tjetër penallti! Mbrojtësi Kunde prek topin me dorë brenda zonës, pas harkimit të Ronaldos nga e majta, për gjyqtarin nuk ka dyshime, 11-metërsh për luzitanët!
47′ GOOOOL FRANCA 1-2/ Sërish ai, Karim Benzema! Franca përmbys rezultatin. Fillimisht u sinjalizua pozicion jashtë loje, por pas verifikimit nga VAR, goli u konsideruar i rregullt!
46′ Deshamp dhe Santos kryejnë zëvendësimet e para! Te Franca largohet Hernandez për Dinje, ndërsa te Portugalia, largohet Danilo për Palhinjan.
Mbyllet pjesa e parë!
45+2′ GOOOOL FRANCA 1-1/ Vendoset baraspesha, Benzema tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë duke shënuar golin e parë në një Europian!
45′ Tjetër penallti, kësaj here e fiton Mbape, pas duelit me Semedon, për gjyqtarin kemi të bëjmë ne 11-metërsh.
39′ Ndëshkohet edhe Antuan Grizman, shkon në 3 numri i kartonëve të verdhë për futbollistët francezë.
36′ Lukas Hernandez është futbollisti i dytë i ndëshkuar me karton të verdhë.
30′ GOOOOOL PORTUGALIA 1-0/ Kristiano Ronaldo kalon në avantazh luzitanët. Ylli portugez tregohet i saktë nga pika e bardhë e penalltisë!
27′ Penallti për Portugalinë, e shkakton portieri Loris, pas ndërhyrjes ndaj futbollistit Danilo. Gardiani i “gjelave”, godet me grusht futbollistin e luzitanëve, pas një dueli në ajër. Kapiteni francez ndëshkohet me karton të verdhë.
20′ Varan për pak sa nuk i bën një dhuratë Kristiano Ronaldos, i cili provon me një gjuajtje fluturimthi, por jashtë kuadratit.
16′ Të parin shans të vërtetë në këtë mbrëmje e krijon Mbape! Ylli francez del i vetëm përballë portierit, provon me një gjuajtje, por grushtohet nga Rui Patrisio!
12′ Presing dhe kombinime të shumta në mesfushë! Ende asnjë shans i rrezikshëm në portat respektive.
6′ Një zjarr i vërtet në këto minuta të para, me të dyja skuadrat që kërkojnë golin e avantazhit.
2′ Franca e nis në sulm dhe kërkon të avancojë përpara me Toliso, por kontrollon gjithçka Rui Patrisio.
1′ Starton sfida në Budapest!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



