E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kavajë, tërmeti bën të pabanueshëm pallatin
Lajme

Kavajë, tërmeti bën të pabanueshëm pallatin

Pasjave të tërmetit të djeshëm nuk i ka shpëtuar as Kavaja.

Edhe në këtë qytet, dëmet në banesa janë të konsiderueshme, ndërsa në disa prej tyre jetesa në to për momentin duket mision i pamundur.

Siç shihet në fotot e mëposhtme, të publikuara në Facebook nga ish kryeministri Sali Berisha, dëmtimet në një prej pallateve të qytetit janë të mëdha.

Deri më tani në Kavajë si pasojë e lëkundjeve të tokës nuk ka dëme në njerëz, por vetëm dëme materiale. Tërmeti ka bërë të pabanueshme 15 banesa private  dhe mbi 50 banesa në 15 pallate kanë nevojë për ndërhyrje pasi ka çarje dhe plasaritje të mureve.

Ndërkohë për familjet e prekura nga tërmeti në Golem të Kavajës ai konfirmon se brenda pak orëve do të mbërrijnë nga Tirana disa çadra për strehimin e përkohshëm të banorëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.