E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Kavajën e ka pllakosur mjerimi”/ Basha: Gjeta vendosmëri për ta shndërruar 25 prillin në një referendum kundër të keqes
Publik News

“Kavajën e ka pllakosur mjerimi”/ Basha: Gjeta vendosmëri për ta shndërruar 25 prillin në një referendum kundër të keqes

Basha thotë se këtë qytet e ka pllakosur mjerimi dhe zymtësia nga babëzia e korrupsionit qeveritar.

 

 

Reagimi i plotë: Sot vizitova qytetin e Kavajës ku në çdo hap dhe çdo përshëndetje, në çdo rrugë dhe çdo derë gjeta entuziazëm, padurim dhe vendosmëri për ta shndërruar 25 prillin në një referendum kundër të keqes që ka mbjellë Edi Rama prej 8 vitesh.

Dëgjova prej sipërmarrësve dhe qytetarëve se qytetin e ka pllakosur mjerimi dhe zymtësia nga babëzia e korrupsionit qeveritar dhe ikja masive e rinisë.

Diskutova me qytetarët dhe sipërmarrësit planet tona të punës për të kthyer normalitetin në Shqipëri dhe për të sjellë shpresën dhe ndryshimin që i duhet kaq shumë vendit.

Do të ulim taksat dhe do të heqim pengesat për të bërë biznes. Do të çlirojmë biznesin nga taksat e rënda dhe oreksi i mijëra inspektorëve. Do të anulojmë fiskalizimin dhe do të dërgojmë për ndjekje penale edhe këtë aferë të hapur korruptive.

Do të rrisim pensionet çdo vit 5% dhe do të ulim çmimin e energjisë dhe karburantit. Do t’u kthejmë pronat brenda 4 viteve dhe do të krijojmë një buxhet dinjitoz për bashkësitë fetare. Kemi shumë punë që na presin për të kthyer shpresën e të rinjve tek Shqipëria, prandaj duhet të bashkohemi për të bërë të mundur ndryshimin. Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.