E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kavajsit presin Berishën/ Ai vonohet 1 orë dhe fajëson Ramën: Me bllokoi rrugën me ‘skuthin e familjes’
Publik News

Kavajsit presin Berishën/ Ai vonohet 1 orë dhe fajëson Ramën: Me bllokoi rrugën me ‘skuthin e familjes’

Sali Berisha jep lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e tij për Sekretarin Amerikan të shtetit, Antony Blinken

Edhe pse kishte paralajmëruar se do të ishte në orën 17:00 në Kavajë për të organizuar Foltoren e tij, Sali Berisha është vonuar me 1 orë.

Kavajsëve iu desh të duronin 1 orë për ish-kreun e PD. Megjithatë për vonesën e tij, Berisha ia hodhi fajin sërish kryeministrit Edi Rama.

Ai tha se “me ‘skuthin e familjes’ (Kryebashkiakun e Kavajës Redjan Krrali) i ka bllokuar rrugën për ta vonuar.

‘Me skuthin e familjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar. Unë do t’i them hiq dorë nga këta akte të ulëta, sepse në mënyrë absolute do të ngujohesh në Surrel. Nxorri policë për të më bllokuar rrugën’- tha Berisha.

Lideri historik i PD përcolli një mesazh të fortë për kryeministrin.

“Unë kam ardhur sot me vonesë tek ju sepse Edi Rama me skuthin e tij të familjes zgjodhi të më bllokojë rrugën për të më vonuar ardhjen këtu. Nga kjo foltore I them hiq dorë nga këto akte të ulta sepse në mënyrë absolute do të ngujohesh në Surrel dhe nuk do të zbresësh në zyrën tënde derisa të vendosim ne“, u shpreh Berisha.

“Vij sot këtu për të shprehur nderimin më të thellë, mirënjohjen më të pakufijshme ndaj djem dhe vajzave, burrave dhe grave të këtij qyteti heroik që u ngrit si vigan në vitet e diktaturës me thirrjet liri demokraci, dy gishtat e fitores shndërroi Kavajën në kështjellën e parë të lirisë dhe kombit shqiptar. Çliruan qytetin tuaj nga diktatura. Grupet antikomuniste të këtij qyteti u përballën me diktaturën në stadiumin ‘Besa’, në komisariatin e policisë, në këto përballje ra për t’u bërë i pavdekshëm, Josif Buda. Themelimi i PD e gjeti Kavajën bastion të lirisë, e gjeti në këmbë, të lirë, e gjeti pazmore të demokracisë në Shqipëri”, vijoi Berisha.

Sali Berisha jep lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e tij për Sekretarin Amerikan të shtetit, Antony Blinken, i cili e shpalli non grata në 19 maj të këtij viti. 

Nga Kavaja ku po zhvillon ‘Foltoren’ me qytetarët, Berisha ftoi Blinken që të paraqesë çdo provë në Gjykatën e Parisit, ndonëse u shpreh i bindur se ndaj tij nuk ka asnjë fakt.

“Dua të ndaj me ju për herë të parë lajmin se gjykatësi i Parisit ka pranuar padinë e Sali Berishës. E ftoj Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken të dërgojë në Gjykatën e Parisit çdo provë, fakt apo dokument që ka për Sali Berishën. Por ju garantoj se ka zero”, u shpreh Berisha.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.