Ke faqe dhe adresë në internet? Ja si të bëhesh i\e pasur përmes tyre?
Të fitosh përmes mediave sociale tashmë është bërë biznes në vete. Shumë yje të këtyre rrjeteve, fitojnë dhjetëra mijëra paund në vit fal postimeve që ata bëjnë. Mjafton të zgjedhësh postimet dhe sponsorat për ta. Yjet më të vendosur të mediave sociale dhe blogerët, kontaktojnë drejtpërdrejt markat e tyre të preferuara ose hotelet dhe zgjedhin cilat postime ata sponsorizojnë.
Ndër këto yje, janë dhe dy motrat binjake që fal bukurisë që kanë, shkolla në të cilën studiojnë ka vendosur ti financojë për të vënë fotografi joshëse në Instagram. Këto financime, binjaket i përdorin për studimet e tyre. 20 vjeçaret
studiojnë për drejtësi në Universitetin e Vjenës, dhe përmes faqeve të tyre në Instagram, ofrojnë këshilla për shëndetin dhe bukurinë, dhe për këtë ata fitojnë para të mjaftueshme për studimet e tyre.
Krahas këshillave për shëndetin dhe bukurinë, vajzat magjepsëse rregullisht ndajnë fotot e tyre duke shijuar plazhin, në palestër ose duke u veshur për të dal për jetë nate. Dhe janë fotot e tyre ata që nxisin një numër të lart ndjekësish.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco





