E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
‘Kë sheh si organ se*ksual’, plas keq debati mes Çuçit dhe Nokës
Lajme

‘Kë sheh si organ se*ksual’, plas keq debati mes Çuçit dhe Nokës

Një debat i tensionuar ka shpërthyer sot në Komisionin për Çështjet e Brendshme, ku deputeti demokrat Flamur Noka është përjashtuar nga seanca pas një përplasjeje verbale me kryetarin e komisionit, Bledi Çuçi.

Gjatë diskutimeve, Noka iu drejtua deputetëve të mazhorancës me fjalët:

“Ju shoh në një moment si mashkull, në një moment si femër, në një moment si organ seksual.”

Menjëherë pas deklaratës, ndërhyri deputeti socialist Agron Malaj, duke e pyetur:

“Kë sheh?”

Noka drejtoi gishtin nga Çuçi, i cili reagoi me ton të lartë:

“Kë sheh? Kë sheh?”

Pas përplasjes, Çuçi ndërpreu mbledhjen.

Riaplikimi i rregullores dhe përjashtimi i Nokës

Pas rifillimit të seancës, Bledi Çuçi lexoi rregulloren dhe shpalli vendimin për përjashtimin e Flamur Nokës:

“Ju përjashtoj nga seanca dëgjimore e komisionit për fyerje të kryetarit të Komisionit. Ju lutem lëreni mbledhjen. Jeni i përjashtuar sepse pengoni punimet e seancës, fyeni, kërcënoni drejtuesin e seancës dhe institucionit. Nëse vazhdoni, do i kërkoj Parlamentit 10 ditë përjashtim.”

Çuçi i kërkoi disa herë Nokës të linte sallën, por debati vijoi për disa minuta.

Nga ana e tij, Noka mohoi se kishte fyer ndokënd:

“Nuk ju ofendova.”

Pavarësisht këtij pretendimi, vendimi për përjashtimin e tij mbeti në fuqi dhe seanca u zhvillua më tej pa praninë e deputetit demokrat.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.