E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KED con në Presidencë emrat për balancën e Gjykatës Kushtetuese
Lajme

KED con në Presidencë emrat për balancën e Gjykatës Kushtetuese

Ditën e sotme Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka nxjerrë një njoftim ku thuhet se kavendosur të dërgojë emrat në Presidencë për plotësimin e vakancës së gjashtë të Gjykatës Kushtetuese.

Kjo mendohet se ka ardhur pas ultimatumit të vendosur nga ambasadorja amerikane Yuri Kim dhe me per këtë shkak institucionet përgjegjëse kanë vepruar me emergjencë për të bërë të munfur funksionalitetin e Kushtetueses brenda këtij viti.

Njoftimi i plotë nga KED:

Në garë për vakancën e shpallur nga Presidenca në datën 7 Shkurt 2018 janë Përparim Kalo dhe Aleksandër Toma, ndërsa Altin Binaj u përzgjodh javën e kaluar për vakancën e Kuvendit.

Ditën e martë datë 22.12.2020, ora 14:00, thirret mbledhja e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me këtë rend dite:

Shpallja e fillimit të procedurës së vlerësimit, pikëzimit dhe të renditjes së kandidatëve në vendin vakant në gjykatën Kushtetuese, vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020.

Relatimi për procedurën e ndjekur për vlerësimin e kandidaturës së kandidatëve të lejuar:

-Altin Binaj.

-Aleksandër Toma.

-Përparim Kalo.

Zhvillimi i intervistës me kandidatët e lejuar për vendin vakant në Gjykatën Kushtetuese të shpallur vakancë e parakohshme,e shpallur nga Presidenti i Republikësnë datën 07.02.2018, rishpallur në datën 27.09.2019 dhe rishpallur në datën 24.09.2020, si më poshtë:

-Aleksandër Toma.

-Përparim Kalo.

4.Vlerësimi, pikëzimi dhe renditja për kandidatët e lejuar.

5.Diskutimi dhe miratimi i listës përfundimtare të renditjes, si dhe i raportit përkatës

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.