KED i dërgoi një emër Kuvendit, reagon Yuri Kim: Kjo do të thotë se këtë javë do kemi një nga gjyqtaret në Kushtetuese
Ambasadorja e SHBA-së në Tiranë, Yuri Kim ka reaguar pasi Këshilli i Emërimeve në Drejtësi i dërgoi Kuvendin një emër për plotësimin e vakancave në Gjykatën Kushtetuese.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Yuri Kim ka thënë se këtë javë do të kemi një nga gjyqtarët e nevojshme për funksionimin e Gjykatës Kushtetuese.
Ajo i ka falënderuar të gjithë për ndërmarrjen e masave urgjente për të plotësuar vakancat në GJK.
“Sot, KED përfundoi vlerësimin dhe i dërgoi Parlamentit listën e kandidatëve të kualifikuar për Gjykatën Kushtetuese. Kjo do të thotë se do të keni këtë javë një nga dy gjyqtarët e nevojshëm për funksionimin e GJK. Sapo Presidenca të emërojë gjyqtarin e saj, Gjykata Kushtetuese do të jetë funksionale. Faleminderit të gjithëve për ndërmarrjen e masave urgjente!”,- shkruan Kim.
KED i ka dërguar një emër Kuvendit, atë të Altin Binajt, anëtar për në Gjykatën Kushtetuese. Binaj votohet seancën e së enjtes në parlament. Deri më tani KED e ka vlerësuar, por nuk e ka pikëzuar kandidaten Sonila Beitja.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



