Këlliçi i bindur se administrata Trump do t’i heqë Berishës ‘non grata-n’ : Se kur nuk mund ta them
Anëtari i Kryesisë së PD-së, Belind Këlliçi, i ftuar në një intervistë në në emisionin ‘Log.’ i pyetur nëse administrata Trump do ti heqë Berishës nongrata-n, tha se ‘non grata’ për Sali Berishën do të hiqet.
Këlliçi u shpreh i bindur se vendimi i marrë nga administrata Biden ndaj Berishës do të hiqet. “Nuk e di nëse do të hiqet në shkurt, mars, prill apo maj, por do të hiqet”, tha Këlliçi.
Ai theksoi se ‘non grata’ politike mund të hiqet, ndërsa ajo e “Thesarit” është një procedurë komplekse.
“Z. Berisha nuk u sanksionua nga Departamenti i Thesarit edhe pse u kërcënua”, tha Këlliçi, duke e cilësuar “non grata-n’ si një lobim nga George Soros.
I pyetur nga analisti Agim Baçi se çfarë qëndrimi do të mbante, do të ishte me Berishën apo me SHBA, nuk i heq ‘non grata-n’, Këlliçi tha se do të qëndronte me të vërtetën.
“Do të jem në krah të z. Berisha, ashtu sikundër kam qenë që në fillim”, tha ai.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



