Këlliçi i kërkon Lulzim Bashës të lirojë zyrën deri më 5 janar
Komisioni i Rithemelimit të PD ka shkuar në selinë blu për të mbajtur një konferencë për mediat, por ajo që bie në sy është mungesa e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Komisioni i Rithemelimit të PD ka shkuar sërish në selinë e PD, por ish-kryeministri Sali Berisha mungonte.
Anëtari i Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi ka lexuar letrën ku Lulzim Basha informohej si deputet për shkarkimin e tij nga Kuvendi i 11 dhjetorit.
“Kërkohet që të merrni të gjitha masat për të jetësuar vullnetin e qartë të demokratëve, duke liruar ambientet e punës së kryetarit të partisë dhe duke kryer dorëzimet tek Komisioni deri më 5 janar”.
Të pranishëm ishin Albana Vokshi, Flamur Noka, Çlirim Gjata, Klevis Balliu, Floriana Garo, Tritan Shehu, Flamur Baçi, Bujar Nishani, Gent Strazimiri, Voltana Ademi, Belind Këlliçi etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



