E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi sfidon hapur Veliajn: Të pres ku të duash !
Publik News

Këlliçi sfidon hapur Veliajn: Të pres ku të duash !

Kandidati i PD-së, për bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi i është kundërpërgjigjur kryebashkiakut Erion Veliaj, pas aludimeve të ngritura në lidhje me arsimimin e tij.

Në një intervistë për mediat, Këlliçi është shprehur se është i gatshëm të publikojë çdo dokument që tregon arsmimin e tij, duke e quajtur një përpjekje të Veliajt për të hedhur baltë mbi të.

Ndër të tjera, Këlliçi i ka bërë një sfidë të hapur Veliajt duke i kërkuar të njëjtën gjë.

“Padiskutim kjo është një tentativë e dëshpëruar e një njeriu, që dihet botërisht që është pa arsim të lartë, që dihet botërisht që nuk prodhon dot asnjë dokument për të faktuar të gjithë të shkuarën e tij. Unë si Belind për të gjithë procesin tim të edukimit që nga shkolla e mesme që kam përfunduar për katër vite institutin “Harry Fultz” nga cikli pesë vjeçar me një mesatare 9.7 ku më pas kam shkuar kam studiuar në Amerikë. Kam përshtypjen se si unë edhe 20 shokë dhe shoqe të mitë kanë bërë të njëjtën procedurë, e kam njësuar diklomën në Master Shkencor dhe jam i gatshëm të nxjerr çdo dokument dhe ta bëj publik, pres Erion Veliajn, në këtë studio ose kudo që ju kërkoni, të bëjë të njëjtën gjë. Unë e pres, kudo që mund të dojë ai’, u shpreh Këlliçi

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.