E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këlliçi: Tirana e Erionbetonit, kryeqyteti Europian i ndotjes dhe vdekjes
Lajme

Këlliçi: Tirana e Erionbetonit, kryeqyteti Europian i ndotjes dhe vdekjes

Belind Këlliçi, ish-kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës në zgjedhjet e 14 majit, ka reaguar pas publikimit të matjeve mbi nivelin e ndotjes në Tiranë.

Matjet janë kryer nga ish-deputeti socialist Besnik Baraj, ndërsa rezulton se në asnjë zonë të Tiranës, ndotja nuk është në nivelin e përcaktuar nga OBSH. Ajo që bie në sy është fakti se ndotja në Tiranë është disa herë më e lartë se norma, çka ndikojnë direkt në shëndetin e qytetarëve.

Postimi i Këlliçit

Tirana e Erionbetonit – Kryeqyteti Europian i Ndotjes dhe Vdekjes

Prof. Besnik Baraj, ish Deputet dhe figurë qëndrore e PS, ka kryer disa matje të ndotjes në kryeqytet. Nga to rezulton se:

Në kafenetë buzë rrugëve kryesore të Tiranës prania e grimcave është 33.6-92.6 mikrogram/m³, nga mikrogram/m³ që është norma e rekomanduar nga #OBSH.

Në qendrat tregtare dhe në vendet e parkimit është 352 mikrogram/m³. Shumëfish më e lartë!

Në stacione të Tiranës, nga ora 3 deri në 5 të mëngjesit, vlerat janë 31.7–78 mikrogram/m³.

Pra në asnjë rast më e vogël se norma e OBSH.

Këto grimca shkaktojnë sëmundje të rënda si hemoragjitë cerebrale, kanceri, infarktet, etj.

Epo, shëndeti i parë për Partinë!

Ju rujtë Zoti!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.