E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kelment Balili shtrohet në spitalin e Elbasanit
Publik News

Kelment Balili shtrohet në spitalin e Elbasanit

Kelment Balili, i njohur ndryshe si “Eskobari i Ballkanit”, është shtruar në spitalin e Elbasanit për disa ekzaminime.

Burime për mediat bëjnë me dije se Balili është ekzaminuar nga një mjek neurolog dhe mësohet se është transportuar për te spitali i burgjeve në Tiranë.

Ndërkohë kujtojmë se në burgun e sigurisë së lartë në Peqin prej tre ditësh vijon greva e urisë nga më shumë se 100 të dënuar. Të dënuarit kanë refuzuar ushqimin duke mos pranuar që të konsumojnë asgjë në shenjë revolte duke vijuar grevën e nisur.

Ndërkohë që sot është kthyer në qeli në burgun e Peqinit edhe Albion Aliko i cili pak ditë më parë u dërgua në spital për ndihmë shëndetësore pas probleme që i filluan pasi refuzoi ushqimin në momentin që u fut në regjimin “41-bis”.

Aliko ka qenë pjesë e grupit që kundërshtuan me armë duke i marrë jetën efektivit të RENEA-s në Lazarat disa vjet më parë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.