E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kënga e Mariah Carey-t nuk do jetë më hiti i fundvitit, ja kush projekt do jetë!
Uncategorized

Kënga e Mariah Carey-t nuk do jetë më hiti i fundvitit, ja kush projekt do jetë!

‘All I want for Christmas is you” ka qenë prej vitesh “himni” i festave të fundvitit. Por tashmë mund të ketë një konkurrent shumë të denjë!

Ashtu siç kishte lajmëruar më parë, Ed Sheeran ka publikuar një version më të ri të hitit të tij, “Perfect”, në bashkëpunim me Beyonce-n.

“Perfect Duet” quhet bashkëpunimi që sjell bashkë dy nga zërat më të mirë në një version të ri këngës së Sheeran.

Ky projekt mendohet të kthehet në “Këngën festive të fundvitit” dhe të kryesojë klasifikimet botërore muzikore.

Kënga u publikua në orën 1 pas mesnate dhe mund të gjendet në të gjitha platformat muzikore, si Spotify, Tidal, Youtube, Apple etj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.