E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këngëtari i njohur vdes nga koronavirusi në moshën  52 vjeçare
Publik News

Këngëtari i njohur vdes nga koronavirusi në moshën 52 vjeçare

Adam Schlesinger i grupit të popit Fountains of Wayne ka vdekur në moshën  52 vjeçare nga koronavirusi.

Këngëtari ndërroi jetë në një spital në New York, konfirmoi avokati i familjes së tij.

Ai po trajtohej për COVID-19 dhe merrte frymë me anë të një ventilatori.

Këngëtari fitoi çmime Emmy dhe Grammy për punën e tij në kolonat zanore të filmave Crazy Ex Girlfriend dhe A Colbert Christmas.

“Shoku im i dashur Adam Schlesinger ka ndërruar jetë nga COVID-19,”– tha Chris Carrabba i grupit Dashboard Confessional.

Ndërsa më pas shtoi: “Duhet ta marrim seriozisht këtë. Njerëzit po sëmuren dhe po vdesin. Është e vështirë të qëndrosh mbyllur por jetët duhet të shpëtohen. Kujdesuni për njëri-tjetrin. U prehsh në paqe, miku im i dashur.”

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.