Këngëtarja shqiptare ndahet nga i dashuri
Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri i ka dhënë fund lidhjes së dashurisë me Dj Geek. Lidhje që vetëm pak kohë u konfirmua prej tyre.

Lajmi është konfirmuar nga vetë këngëtarja, në një rrëfim për revistën ‘Story’, ku ka treguar dhe arsyen që e çoi këngëtaren drej vendimit.
“Ishte një lidhje e shkurtër e që përfundoi shpejt. Me sa duket nuk shkojmë bashkë edhe puna edhe lidhja romantike. Kështu që vendosa që puna dhe ekipi është më e rëndësishme se lidhja. Mendojmë të mbajmë ekipin sa më të shëndetshëm, sepse ne jemi si një familje. Kështu që u desh t’i jepja fund lidhjes për të shpëtuar lidhjen në ekip, që për ne është më e rëndësishme”, është shprehur këngëtarja.

Mesa duket ndarja ka ardhur pak ditë pas ditëlindjes së këngëtares, pasi Dj Geek ishte ndër të parët që uroi Dafinën me një urim të veçantë në rrjetet sociale.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



