E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Keni përdhunuar Kushtetuesen”, Strazimiri përplaset me Manjën
Lajme

“Keni përdhunuar Kushtetuesen”, Strazimiri përplaset me Manjën

Diskutimet për Reformën Territoriale kanë prodhuar përplasje të forta politike në Komisionin për Çështjet Ligjore, ku deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, u përball me ministrin e Drejtësisë, Ulsi Manja.

Në fokus të debatit ishte mënyra e zhvillimit të diskutimeve dhe roli i ministrit në procesin e shqyrtimit të reformës. Strazimiri i kërkoi Manjës të qëndronte në rolin e moderatorit të debatit dhe jo të ndërhynte si një prej palëve që kanë propozuar ndryshimet.

Deputeti demokrat e shoqëroi qëndrimin e tij me ironi, duke iu referuar një episodi nga kinematografia shqiptare e periudhës së diktaturës. Ai përdori shprehjen për “faturën e kripës”, duke e lidhur atë me pretendimin se pagesa do të bëhej pasi Shqipëria të “çlirohej”.

Por përplasja u zhvendos më pas te Kushtetuta dhe organizimi territorial i pushtetit vendor. Strazimiri pretendoi se mënyra se si po trajtohet reforma bie ndesh me përcaktimet kushtetuese, duke e akuzuar mazhorancën se ka cenuar Kushtetutën.

“Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni”, deklaroi Strazimiri, duke vijuar kritikat e tij ndaj mënyrës së hartimit dhe shqyrtimit të ndryshimeve.

Një tjetër pikë e diskutimit ishte çështja e komunave. Strazimiri iu referua formulimit të Kushtetutës për organizimin e njësive të qeverisjes vendore dhe qëndrimeve të Gjykatës Kushtetuese lidhur me ekzistencën e komunave.

Në debat u përfshi edhe përbërja e Gjykatës Kushtetuese dhe procesi i vetingut të anëtarëve të saj, ku Strazimiri ngriti pikëpyetje mbi vendimmarrjen e institucionit.

Nga ana tjetër, Ulsi Manja iu përgjigj deputetit demokrat duke komentuar raportin mes qytetit dhe fshatit. Ministri theksoi se qytetet kanë edhe zona rurale dhe kundërshtoi interpretimin që, sipas tij, i jepte një konotacion negativ këtij raporti.

“Ku ka qytet pa fshatra?”, ishte një nga pyetjet e Manjës gjatë debatit.

Përplasja mes dy deputetëve vjen në një moment kur Reforma Territoriale është rikthyer në qendër të diskutimeve politike dhe parlamentare, me mazhorancën që ka paraqitur propozime për ndryshimin e hartës së njësive të qeverisjes vendore.

Pjesë nga diskutimi: 

Strazimiri: Manja ti nuk je një nga propozuesit. Modero debatin mes propozuesve dhe atyre që janë përballe. Reformë me 4 nene vetëm ju mund të bëni. Kjo është fatura e kripës. Të marrësh kripë badihava kur të çlirohet Shqipëria thotë komisari. E keni përdhunuar Kushtetuesen. A do ta kryesh detyrën apo e ke pushim? Kushtetuta thotë Komuna. GJK thotë mund të mos ketë komuna. 9 anëtarë të Kushtetueses, vetëm njëri e kaloi vetingun, doli me faqe të bardhë.

Manja: Qyteti ka edhe fshat, por ju ju le konotacion të keq, ka qenë një parrullë dikur që fshati rrethon qytetin. Si qenka kjo punë? Ku ka qytet pa fshatra.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.