E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcënime gazetarit pas episodit për Shqipërinë dhe narkove/ Shoqatat e penalistëve: Solidaritet të gjerë Ranuccit
Lajme

Kërcënime gazetarit pas episodit për Shqipërinë dhe narkove/ Shoqatat e penalistëve: Solidaritet të gjerë Ranuccit

(ANSA) – TRIESTE, 07 QERSHOR 

‘Solidaritet i gjerë me drejtorin Sigfrido Ranucci’ ështe shprehur sot një nga drejtuesit e Dhomave Penale të së Drejtës Europiane dhe Ndërkombëtare, Shoqata e Avokatëve Penalistë të specializuar në të drejtën penale dhe të ekstradimit. ‘Kjo vlen për Ranucci-n dhe të gjithë gazetarët.

Çdo sulm ndaj informacionit të lirë duhet të luftohet nga shteti, qoftë kur ai kryhet nëpërmjet insinuatave delikate të një natyre indirekte frikësuese drejtuar raportuesit, veçanërisht për paprekshmërinë e tij (fizike); dhe gjithashtu nëpërmjet orkestrimit të fushatave kundër informative që synojnë të shpifin kundër atyre që punojnë për të nxjerrë të vërtetën në dobi të komunitetit’, përfundon shënimi i shkurtër nga Dhomat Penale të së Drejtës Evropiane dhe Ndërkombëtare të kryesuar nga avokati Alexandro Tirelli, i cili  është gjithashtu drejtor i Shkollës së Lartë të Ekstradimit.

Kjo i referohet kërcënimeve të mundshme që i janë drejtuar gazetarit pas episodit të ‘Report’ mbi lidhjet e dyshuara mes organizatave kriminale në Shqipëri dhe karteleve meksikane të drogës.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.