Kërcënoi gjyqtaren, ekstradohet nga Britania Alban Beshiri
36-vjeçari Alban Beshiri është ekstraduar ditën e sotme nga Britania drejt Shqipërisë.
Beshiri është dënuar nga gjykata e Tiranës me 6 muaj burg, pasi ka kërcënuar një prokurore të Durrësit, disa vite më parë.
Përmbledhje e ngjarjes së ndodhur:
Nga data 18.07.2014 e në vijim shtetasi Alban Beshiri ka kërcënuar gjyqtaren O.Ç. e cila po shqyrtonte çështjen gjyqësore ndaj tij ku ai ishte i akuzuar për veprën penale “Dhunë në familje”, duke e telefonuar dhe duke i dërguar mesazhe telefonike me përmbajtje kërcënuese.
Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Manchester, u bë i mundur arrestimi i tij në Londër, duke u finalizuar me ekstradimin e tij drejt vendit tonë.
Disa ditë më parë duke folur për mediat shqiptare, hodhi akuza të forta ndaj ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahirit, se ka ndikuar në procesin gjyqësor që po zhvillohej ndaj tij.
Po ashtu, ai u shpreh se ambasada britanike në tiranë i ka dhënë lekë Tahirit, për të dënuar Beshirin, madje hodha akuza se ambasada shet viza.
Por lidhur me këto akuza, në një reagim për GazetaExpress, ambasada britanike në tiranë, i ka mohuar në mënyrë kategorike këto akuza, duke thënë se janë shpifje.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



