Kërcënoi opozitën, Çupi-ministrit të Brendshëm: Parlamenti mjeran nuk ka lidhje me demokracinë
Deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi i është përgjigjur ministrit të Brendshëm, Ervin Hoxha i cili gjatë paradites së sotme kërcënoi opozitën, se do ti padiste në SPAK për situatën e djeshme në Kuvend.
‘Dikush duhet t’i thotë Ministrit të Brendshëm se ky parlamenti ynë mjeran nuk ka lidhje me demokracinë’, shkruan Çupi në reagimin e saj.

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha del me një reagim kërcënues për deputetët e opozitës një ditë pas tensioneve në Kuvend. Të enjten pasdite, ligjvënësit demokratë bllokuan zhvillimin normal të seancës parlamentare, në shenjë proteste ndaj burgosjes politike të deputetit Ervin Salianji.
Një ditë më pas, ministri Hoxha thotë se një hetim ka nisur për disa vepra penale dhe dosja do të referohet në Prokurorinë e Posaçme.
Në një reagim publik, ai shprehet:
Flakët e zjarrit, pasditen e djeshme, në dyert e Kuvendit të Shqipërisë, që është tempulli më i lartë i një sistemi demokratik, janë akt që përdhos ndjenjat e qytetarëve të këtij vendi. Kuvendi mbetet thelbi i shprehjes së vullnetit dhe besimit të votuesve, ndaj çdo akt vandalizmi brenda apo në dyert e tij, është absolutisht i papranueshëm dhe i ndëshkueshëm ligjërisht.
𝐏𝐞𝐧𝐠𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐮𝐬𝐡𝐭𝐫𝐢𝐦𝐢𝐭 𝐭𝐞 𝐟𝐮𝐧𝐤𝐬𝐢𝐨𝐧𝐞𝐯𝐞𝐤𝐮𝐬𝐡𝐭𝐞𝐭𝐮𝐞𝐬𝐞,
𝐇𝐞𝐪𝐣𝐚 𝐦𝐞 𝐝𝐡𝐮𝐧𝐞 𝐞 𝐭𝐞 𝐝𝐫𝐞𝐣𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐟𝐣𝐚𝐥𝐞𝐬,
𝐆𝐨𝐝𝐢𝐭𝐣𝐚 𝐩𝐞𝐫 𝐬𝐡𝐤𝐚𝐤 𝐭𝐞 𝐝𝐞𝐭𝐲𝐫𝐞𝐬,
𝐑𝐫𝐞𝐳𝐢𝐤𝐢𝐦𝐢 𝐢 𝐣𝐞𝐭𝐞𝐬 𝐬𝐞 𝐝𝐞𝐩𝐮𝐭𝐞𝐭𝐞𝐯𝐞 𝐝𝐮𝐤𝐞 𝐢𝐠𝐨𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐦𝐞 𝐦𝐣𝐞𝐭𝐞 𝐭𝐞 𝐟𝐨𝐫𝐭𝐚,
𝐒𝐡𝐤𝐚𝐭𝐞𝐫𝐫𝐢𝐦𝐢 𝐦𝐞 𝐳𝐣𝐚𝐫𝐫 𝐢 𝐩𝐫𝐨𝐧𝐞𝐬 𝐩𝐮𝐛𝐥𝐢𝐤𝐞, ishin akte të rënda dhune dhe vandalizmi.
Në Parlament nuk vihet me shishe benzine, por për të ushtruar lirinë e të drejtës së fjalës mbi bazën e mandatit që merr nga zgjedhësit.
Zjarrvënia, por dhe aktet e tjera të dhunës gjatë seancës parlamentare, ishin vendngjarje për organet ligjzbatuese.
Policia e Shtetit dhe Garda e Republikës kanë kryer menjëherë të gjitha veprimet procedurale, duke administruar pamjet filmike dhe çdo element tjetër me interes për hetimin. Ngjarja do të referohet në përfundim të këtyre veprimeve, në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), për shkak të cilësive të veçanta, që kanë deputetët.
Reagimi i deputetes Dhurata Çupi:
Dikush duhet t’i thotë Ministrit të Brendshëm se ky parlamenti ynë mjeran nuk ka lidhje me demokracinë.
Partia Socialiste qëndron në pushtet, sepse Edi Rama investoi paratë e korrupsionit, ndërsa krimi i organizuar investoi paratë e drogës. Parlamenti është tempulli i Edi Ramës prej nga sundon kundër interesit të Shqipërisë, që u ka hequr me dhunë të drejtën e votës, ka arrestuar liderin e opozitës dhe ka burgosur kundërshtarin politik, ka shkatërruar me mijëra hektarë pronë publike dhe private për interesa korruptive private, i ka dhënë krimit të organizuar ekonominë në dorë dhe tani ka menduar të copëtojë edhe shtetin shqiptar.
Këto janë krimet që duhet ta shqetësojnë Ministrin e Brendshëm, sepse këto krime ngjajnë shumë me pushtetin e atyre forcave antidemokratike në Europën e së shkuarës!
Europianët modernë nuk e pranojnë diktaturën, nuk pranojnë që shteti i së drejtës të zëvendësohet nga urdhrat e kryeministrit.
Ne do të protestojmë njësoj siç protestojnë gjermanët, francezët, anglezët dhe çdo europian që e ka të shtrenjtë lirinë dhe dinjitetin njerëzor!
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



