E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcet arma në Vlorë, ekzekutohet  një i ri
Lajme

Kërcet arma në Vlorë, ekzekutohet një i ri

Të shtëna me armë zjarri në Vlorë, vritet Gezim Sinomati. I riu është qëlluar afër Poliklinikës së qytetit me snajper.

Dy vjet më parë, Sinomatit i vendosën tritol në makinë. Gezim  Sinomati është një emër i njohur për policinë.

Në vitin 2015 është arrestuar për armëmbajtje pa leje.

Ai rezulton i dënuar në Belgjikë ku ka dale nga burgu një vit më parë.

Mësohet se  Sinomati është vëllai i Sokol Sinomatit, ish-anëtar i bandës famëkeqe të Gaxhait.

Me dhjetra forca policie kanë mbërritur duke rrethuar zonën dhe janë vënë në kërkim të autorit. Policia po kryen kontrolle në të gjithë zonën, duke u angazhur forcat speciale FNSH, RENEA dhe policia lokale.

Sipas të dhënave paraprake dy vite më parë i është vënë tritol në makinë Bernard Sinomatit.  Atij iu vendos tritol në makinën ‘Volkswagen Pasat’ me targa AA 151 HJ që e mbante të parkuar prej kohësh në lagjen “Hajro Çakerri”, pranë Poliklinikës, ku si pasojë janë regjistruar dëme të shumta materiale

Sinomati është emër i njohur për policinë. Në vitin 2015 është arrestuar nga policia në Vlorë për armëmbajtje pa leje. Ndërsa rezulton i dënuar në Belgjikë dhe ka kryer burg atje.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.