E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërcet sherri mes disa personave në Sarandë, 6 të shoqëruar
Lajme

Kërcet sherri mes disa personave në Sarandë, 6 të shoqëruar

Një incident i rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në qytetin e Sarandës, ku disa persona janë përfshirë në një konflikt fizik me pasoja. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:00 në lagjen nr. 3, në zonën e njohur si “Ekualipsi”.

Sipas informacioneve paraprake, përplasja ka nisur për motive të dobëta, por ka degraduar shpejt në dhunë fizike, ku personat e përfshirë janë goditur me grushta dhe mjete të forta. Situata ka shkaktuar shqetësim në zonë, duke detyruar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave të rendit.

Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policie, përfshirë edhe efektivë të FNSH-së, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e konfliktit dhe shoqërimin e disa prej personave të përfshirë. Burime zyrtare bëjnë me dije se gjashtë shtetas janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë për veprime të mëtejshme procedurale.

Ndërkohë, disa nga të përfshirët kanë pësuar dëmtime dhe janë paraqitur në spitalin e Sarandës për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, si dhe për identifikimin e përgjegjësive ligjore të personave të përfshirë në këtë konflikt të dhunshëm.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.