Kërcet thika në Kamëz, ka të plagosur
Një person i plagosur me mjet prerës është paraqitur për ndihmë mjekësore në një spital privat në Tiranë gjatë mesditës së sotme.
I riu, rreth 30 vjeç, ka deklaruar paraprakisht se dëmtimet i ka marrë aksidentalisht në kangjella, megjithatë kjo dëshmi mbetet ende për t’u verifikuar nga autoritetet. Ai ka marrë plagë në duar dhe në këmbë, por sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Sipas njoftimit zyrtar, rreth orës 13:40 shtetasi me inicialet J.M. është paraqitur për mjekim me dëmtim në dorë. Dyshimet e para janë se ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Trekatshet”, në Kamëz.
Policia dhe grupi hetimor po vijojnë punën për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të verifikuar versionin e dhënë nga i dëmtuari.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:40, është paraqitur për mjekim në spital shtetasi J. M., rreth 30 vjeç, i dëmtuar në dorë, jashtë rrezikut për jetën.
Paraprakisht dyshohet se ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Trekatshet” Kamëz.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit dhe dokumentimin e plotë të tij.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



