Kërkesa/ PD letër AKEP: Pezullo urgjent urdhrin për regjistrimin e portaleve online, është…
Kryetarja e Komisionit të Medias, Albana Vokshi, ka dalë kundër vendimit të AKEP për pezullimin e aktivitetit të portaleve që nuk kanë NIPT-in të publikuar në faqen e tyre online. Në një postim në Facebook, Vokshi ka bërë publike dhe letrën e drejtuar AKEP-it.
Deputetja e PD, shkruan se urdhri i AKEP është antikushtetues dhe antiligjor dhe sipas saj është në shkelje të hapur me kompetencat që i njeh ligji për komunikimin elektronik.

Postimi i plotë
URDHËRI I AKEP-it, ANTIKUSHTETUES DHE ANTILIGJOR
Urdhëri i datës 15 Tetor i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare për regjistrimin e portaleve online në Qendrën Kombëtare të Biznesit dhe publikimin e NIPT-it në faqet e tyre është:
– në shkelje të hapur të kompetencave që i njeh ligji për komunikimet elektronike;
– në është shkelje flagrante të lirisë së shprehjes dhe lirisë së mediave, të garantuara nga neni 22 i Kushtetutës së Shqipërisë dhe neni 10 i Konventës Europiane për të Drejtat e Njeriut.
Si Kryetare e Komisionit Parlamentar për Median i kam kërkuar zyrtarisht kryetarit të AKEP-it pezullimin e menjëhershëm të këtij urdhëri antikushtetues dhe antiligjor.
Partia Demokratike mbetet e vendosur në mbrojtje të lirive dhe të drejtave themelore – siç është liria e shprehjes dhe e medias – përballë censurës shtetërore që do të instalojë Edi Rama.


Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



