E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkohej për trafik droge,  ky  është Ajas Sulejmani
Lajme

Kërkohej për trafik droge, ky është Ajas Sulejmani

39 -vjeçari Ajas (Ilir) Sulejmani  u arrestua ditën e sotme pasi përplasi me makinë ne tij një çift së bashku me fëmijën e tyre 3-muajsh.

Megjithatë, mësohet se Sulejmani nuk është një emër i panjohur për autoritetet, pasi ai është shpallur në kërkim në Angli për trafik droge. Po ashtu, në vendin tonë, 39-vjeçari ishte arrestuar disa herë, madje ishte gjobitur nga policia rrugore.

Ditën e sotme Sulejmani po lëvizte pa patentë në rrugën e Kavajsës, ku u fut me semafor të kuq duke shkaktuar aksident te vijat e bardha. Ai ishte me shpejtësi tej normave kur përplasi çiftin dhe foshnjën që ndodhej në karrocë, e si pasojë këta të fundit ndodhen në spitalin e Traumës, ku po marrin mjekimin, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre.

1
2
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.