E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kërkoi drejtësi para SPAK-ut, dhunohet keq qytetari (VIDEO)
Lajme

Kërkoi drejtësi para SPAK-ut, dhunohet keq qytetari (VIDEO)

Rexhep Ademi, qytetari që protestoi disa ditë para godinës së SPAK, duke kërkuar drejtësi për vrasjet dhe dhunën ndaj anëtarëve të familjes së tij, është dhunuar së fundmi nga dy persona në Kavajë.

Ademi pretendon se toka e tij në Kavajë po i vidhet për të ndërtuar pa autorizim. Ai u bë i njohur për protestat e tij të zgjatura, ku mbante pankarta me emrat e familjarëve të tij të ndjerë, duke kërkuar drejtësi për krimet që kanë ndodhur ndaj familjes së tij.

“I vdekur që i vdekur jam… Nënën ma vranë, dajën ma vranë, pronat i kam vuajtur, shtëpinë duan të ma prishin. Tani, do të bëjmë konflikt dhe ose do hyjmë në burg, ose do vritemi. Më mirë vdes këtu. Do bëj grevë këtu në rrugë, deri në vetëflijim”, deklaroi Ademi për mediat.

Ai ka kërkuar që drejtësia të hetojë disa raste të rënda, përfshirë vrasjen e Selman Ismailit dhe tentativën e vrasjes së Sheko Qerim Ademit. Sipas tij, vrasjet dhe tentativat ndaj familjarëve të tij lidhen me grabitjen e pronave të tyre nga individë të caktuar. Ademi akuzon se disa prej këtyre vrasjeve janë ende të pahetuara dhe për disa raste, si ajo e familjes Qerim Rifat Ismaili, është përdorur si justifikim një vetëvrasje e dyshimtë.

 

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.