E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KESH nxjerr të dhënat: Përmirësohet situata energjetike
Lajme

KESH nxjerr të dhënat: Përmirësohet situata energjetike

Reshjet e ditëve të fundit duket se kanë përmirësuar situatën në hidrocentrale, duke na dhënë një ndihmë në përballimin e krizës energjetike për të cilën, qeveria ka disa javë që flet.

Prurjet natyrore në kaskadën e Lumit Drin, sipas KESH, janë 1220 m3/s.

Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:

-Hec Fierzë 267.5 mmnd,

-Hec Koman 169.7 mmnd,

-Hec Vau i Dejës 74.3mmnd

KESH bën të ditur se, niveli maksimal për shfrytëzim normal në Fierzë gjatë operimit është 296 mmnd.

Aktualisht po prodhohet 10.150 Mwh me kapacitet të plotë në HEC Koman dhe Hec Vau i Dejës. Hec Fierzë nuk po prodhon energji me qëllim akumulimin e prurjeve dhe rritjen e rezervës energjitike

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.