Këshilli nuk vendos për Tahirin, dërgon 2 relacione në parlament
Keshilli per Mandatet dhe Rregulloren ka votuar sot pasdite duke ndare votat lidhur me kerkesen e Prokurorise per heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Saimir Tahirit. Kjo nuk i ka dhene zgjidhje situates, teksa tani ne dore fatin e tij do ta kete Kuvendi, te cilit do ti shkojne dy raporte nga ky keshill.
Këshilli i Mandateve dhe Rregulloreve po vijon punën për të përgatitur raportin përfundimtar për Saimir Tahirin, të cilin pritet ta dërgojnë në Kuvend.
Tashmë që Naço i LSI-së konfirmoi se do të votonte pro heqjes së imunitetit të Tahirit, balancat në komisionin e përbërë nga 10 anëtarë ndryshojnë.
Kështu në njërin krah janë 5 anëtarët socialistë të këshillit dhe në krahun tjetër janë 4 demokratë, përfshi këtu edhe votën e Nasip Naços.
E në rast mosdakordësie, palët do të dërgojnë në Kuvend edhe dy raporte të ndryshme, duke e lënë fatin e Saimir Tahirit në duart e deputetëve të Kuvendit.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



