Këshilltari “braktis” Dumanin për GJKKO
Fabian Zhilla është larguar nga detyra në Prokurorinë e Posaçme (SPAK), ku mbante pozicionin e Drejtorit të Kabinetit dhe këshilltarit për marrëdhëniet me publikun pranë ish-drejtuesit Altin Dumani. Sipas gazetarit Elton Qyno, ai ka përfunduar angazhimin e tij në këtë institucion.
Sipas Qynos, Zhilla ka nisur një detyrë të re brenda të njëjtës godinë institucionale, duke kaluar në Gjykatën Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ku do të shërbejë si drejtor dhe këshilltar i kryetarit të saj, Erjon Bani. Ky zhvillim vjen në një moment tranzicioni në drejtimin e SPAK, pas emërimit të Klodian Brahos në krye të institucionit.
Gjithashtu, sipas gazetarit Elton Qyno, largimi i Zhillës nga SPAK është kryer rreth tre muaj pas ndryshimit në drejtimin e këtij institucioni. Ai kishte një eksperiencë disa vjeçare në këtë strukturë, ku fillimisht shërbeu si këshilltar dhe më pas si Drejtor i Kabinetit gjatë periudhës së drejtimit nga Altin Dumani.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



