E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këshilltari i Presidentit Dervishaj: Qeveria kërkon të rrëmbejë drejtësinë
Publik News

Këshilltari i Presidentit Dervishaj: Qeveria kërkon të rrëmbejë drejtësinë

Këshilltari i Presidentit për Çështjet Ligjore, Bledar Dervishaj ka reaguar pasi Kuvendi ka rrëzuar sot dekretet e Presidentit Meta për 10 ligjet e Reformës në Drejtësi.

Sipas Derivishajt, kjo është bërë nga qeveria me qëllim për të kapur Reformën në Drejtësi. Dervishaj ngriti edhe tre pyetje për qevrinë dhe kuvednin.

“Pse qeveria sot rrëmben drejtësinë?

Pse nuk u konsultuan ndryshimet me komisionin e Venecias?

Pse u hodh poshtë puna e ekspertëve të nivelit të lartë dhe u miratuan me urgjence?

Ky veprim i sotëm është që të rrëmbeje drejtësinë dhe ta kthejë atë në një drejtësi të qeverisë dhe jo për qytetaret.

Gjatë kësaj periudhe të fushatës, presidenti i ka kthyer këtë ligje përmes dekreteve të mirëarsyetura.

Kjo veprimtari nga ana e presidentit është bërë edhe në kuadër për të mos marrë vend mendje nga procesi zgjedhore”, tha ndër të tjera Dervishaj.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.