E enjte, 15 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Këshilltari i PS në Kamëz, rrezikon shkarkimin
Publik News

Këshilltari i PS në Kamëz, rrezikon shkarkimin

Prokuroria e Përgjithshme i kërkon KQZ-së që t’i heqë mandatin edhe anëtarit të këshillit bashkiak të Kamzës Mirush Dema pasi sipas verifikimeve ai ka rezultuar të ketë fshehur dy dënime në Zvicër. Featured image of article: Fshehu dy dënime në Zvicër, KQZ mblidhet sot për këshilltarin e PS në Kamëz, rrezikon shkarkimin Mirush Dema 12 Shkurt, 2020

Ditën e sotme Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve do të shqyrtojë rezultatet e verifikimit të Prokurorisë së Përgjithshme për anëtarin e këshillit të Bashkisë së Kamzës, Mirush Dema (Troci), pasi është dëbuar nga Suedia dhe është ndaluar në Zvicër.

Më 10 shkurt, Prokuroria e Përgjithshme kërkoi heqjen e mandatit të këshilltarit të Bashkisë Kamëz, Mirush Dema, pasi sipas verifikimeve ai ka rezultuar të ketë fshehur dy dënime në Zvicër. Sipas hetimeve në vitin vitin 2014 Dema, i ka ofruar për t’i shitur 4 qese heroinë një polici në Zvicër, i cili ishte i infiltruar. Për këtë ngjarje Dema është dënuar, megjithatë dënimi iu konvertua në gjobë. Po kështu këshilltari socialist rezulton se ka ndryshuar mbiemrin pas martese, nga Troci në Dema.

Çfarë ka deklaruar në formularin e dekriminalizimit Mirush Dema? Në formularin e dekriminalizimit Mirush Dema ka shkruar se ka pasur dhe gjeneralitete të tjera, pasi më parë ka mbajtur dhe mbiemrin Troci. Po ashtu Dema deklaron se ka qenë i ndaluar në Zvicër, në qytetin e Gjenevës në vitin 2014, por në fund ka rezultuar i pastër dhe është lënë i lirë. Më tej në formular është shprehur se ndaj tij është vendosur dhe një masë shtrënguese “Ndalim i daljes jashtë shtetit”, e cila ka qenë në fuqi në kohën kur është plotësuar formulari, pasi është ndalaur në Suedi.

Sipas të dhënave ai ka është shpallur non grata në vendet e BE për 3 vite, masë shtrënguese e cila ka përfunduar në tetor 2019, pasi është dëbuar nga Suedia për shkak të shkeljeve të rregullave të Shengen-it.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.