E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
“Këta janë armiq, duan t’i marrin karrigen Ramës”, Shehi komenton dhunën ndaj Sahit Dollapit: Ishte i shtrirë në tokë, policia e karikuar nga…
Politikë

“Këta janë armiq, duan t’i marrin karrigen Ramës”, Shehi komenton dhunën ndaj Sahit Dollapit: Ishte i shtrirë në tokë, policia e karikuar nga…

Aleati i PD-së, kryetari i LZHK-së, Dashamir Shehi ka deklaruar sot se qeveria po e trash zullumin dita ditës dhe po vazhdoi kështu situata mund të mos kontrollohet më nga partitë.

Dashamir Shehi ka thënë se ngritja po vijon. “Kjo është ngritja, deri dje protestën e kanë kontrolluar partitë, nesër mund të mos e dëgjojnë më partitë. Këta nuk kuptojnë që po trashet zollumi dhe kur trashet zollumi, ai do këputet”, theksoi Shehi.

 

Ai ka komentuar dhe dhunën ndaj Sekretarit Organizativ të PD-së, Sahit Dollapi.

Për Shehin dhuna ndaj Dollapit që ishte i shtrirë përtokë ishte e panevojshme dhe se policia sipas tij është karikuar se opozita është armik që do t’i marrë karrigen Edi Ramës.

“Policia nuk ka nevojë të rrahë një person që është i shtrirë. Policinë e kanë karikuar, që këta duan t’i marrin karrigen Edi Ramës. I kanë karikuar këta të shkretët, një pjesë aq dinë, por të tjerëve u thonë bjerini atyre armiqve”, tha Dashamir Shehi.

Ai ka thënë se kjo nuk është forma e duhur e protestës, por sipas tij dita po vjen.

“Kjo nuk është protesta e duhur,  protesta e duhur është që të mbushet komplet Bulevardi dhe Unaza dhe qytetarët të mbyllin dyqanet dhe të dalin në shesh, por po vjen ajo ditë”, tha Shehi.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.