E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KFOR-i heq telat me gjemba në komunën e Zveçanit
Bota

KFOR-i heq telat me gjemba në komunën e Zveçanit

Telat me gjemba të cilat rrethojnë komunën e Zveçanit po hiqen këtë të hënë nga KFOR-i.

Kujtojmë se Lista Serbe u shpreh e gatshme të marrë pjesë në zgjedhjet e reja në veri të Kosovës, por për këtë ka dy kushte.

Forca më e madhe politike e serbëve në Kosovë kërkon tërheqjen e forcave speciale të policisë nga zonat veriore dhe formimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Partia e mbështetur nga Beogradi i bojkotoi zgjedhjet e mbajtura për kryetarë të komunave në veri – Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq dhe nuk i njeh kryetarët e rinj shqiptarë të dalë prej tyre.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.