E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KiE i adreson qeverisë Rama ultimatumin për burgjet
Lajme

KiE i adreson qeverisë Rama ultimatumin për burgjet

Pasi më parë ka realizuar një seri vizitash në terren, nga grupet e ekspertëve të vet, Komitet i Parandalimit të Torturës në Këshillin Evropian i ka adresuar qeverisë shqiptare rekomandimin për ndërtimin e një burgu që të shërbej për personat me probleme mendore.

Report Tv ka mësuar ekskluzivisht se përfaqësuesit e këtij Komiteti kanë vizituar nga pranë spitalin e burgut, i cili ndodhet pranë Spitalit Universitar “Nënë Tereza” dhe burgun e Zaharisë në Krujë dhe pas situatës së konstatuar kanë bërë dhe rekomandimet përkatëse.

Sipas axhendës përfaqësuesit e këtij komiteti më datë 11 dhjetor 2017 pak ditë më parë janë takuar me Engjëll Agaçi, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit të Ministrave që përfaqëson Kryeministrin Ogerta Manastirliu, Ministër i Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Etilda Gjonaj, Ministrja e Drejtësisë, si dhe Arben Çuko, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve dhe Fioralba Laska, zyrtare ndërlidhëse e KPT-së nga Ministria e Punëve të Jashtme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.