E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kim Mehmeti: Gruevski u arratis me ndihmën e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Shqipëri
Lajme

Kim Mehmeti: Gruevski u arratis me ndihmën e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Shqipëri

Nuk I ka shpëtuar dot një komenti edhe mbi arratisjen spektakolare të Nikolla Gruevskit që kërkohej nga policia e venddit fqinj pas një denimi prej 2 vjetësh burg dhe firmosjes se urdhër arrestit ndaj tij.

Shkrimtari dhe analisti Kim Mehmeti i ftuar në studion e lajmeve të Ora Neës ka folur për arratisjen e ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevskit. Ai u  shpreh se Gruevski u arratis me ndihmën e shqiptarëve në Maqedoni dhe në Shqipëri.

Sipas Mehmetit, ish-kryeministri i beson më shumë shqiptarëve sesa serbëve.

“ Ai këtu ka kaluar me ndihmën e shqiptarëve, sepse në shtëpinë tënde nuk mund të vijë as hajduti të hyjë të vjedhë nëse nuk ke ndonjë garant brenda në shtëpi. Ai këtu ka hyrë dhe ka kaluar me ndihmën e shqiptarëve të atjeshëm dhe të shqiptarëve këtu”.

“Gruevski më shumë u beson shqiptarëve sesa serbëve, nuk ka kaluar nga Serbia ku gjithashtu kalohet me letërnjoftim. Nuk u beson atyre aq, apo nuk ka miqësi aq të afërt, aq vllazëri të ngushtë sa me tonët”.

“Ne jetojmë në shtete ku nëse vjedh një bukë shkon në burg, por nëse vjedh 500 mln euro nuk ke problem të ikësh, të ndihmojnë të dalësh dhe të shpëtosh. Te ne ndodhin gjëra që janë në kufi me paradoksalen, por janë të vërteta. Në vendet tona nuk është hajdut ai që vjedh 100 mln euro, ai është i korruptuar. Hajdut është ai që vjedh 15 euro” u shpreh shkrimtari I njohur shqiptar nga Maqedonia.p

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.