E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kishim kokainë në makinë, ndalohen dy të rinj në kryeqytet
Publik News

Kishim kokainë në makinë, ndalohen dy të rinj në kryeqytet

“Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve V. K., 33 vjeç dhe E. M., 27 vjeçe, pasi në pikën e kontrollit në vendin e quajtur “Ura e Gjolës”, është ndaluar për kontroll mjeti me drejtues shtetasin V. K dhe pasagjere shtetasen E. M. Gjatë kryerjes së testit alkoolit, shtetasi V. K. ka rezultuar i dehur në masën 0.88 mg/l.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik të shtetasve V. K dhe E. M. u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e dyshuar kokainë.”

 

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. P., 54 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij dhe fëmijëve të mitur të tyre.

Nga specialistët e Qarkullimit Rrugor u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

A. K., 30 vjeç, dhe E. Gj., 38 vjeç, pasi u kapën në flagrancë duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.

Ndërsa specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr 3 arrestuan shtetasin Sh. K., 43 vjeç, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë e ka dënuar për veprën penale “Vjedhja”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.