E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kishin kthyer banesën me qira në “shtëpi bari”, arrestohen 4 persona në Tiranë (Video)
Publik News

Kishin kthyer banesën me qira në “shtëpi bari”, arrestohen 4 persona në Tiranë (Video)

Njoftimi i policisë Tiranë:

Finalizohet operacioni policor anticanabis i koduar “Kimisti”
Operacioni i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve nën drejtimin e Prokurorisë.
Kishin përshtatur banesën si një ambient të përshtatur si laborator, që shërbente për kultivimin e bimëve narkotike, vihen në pranga 4 persona.

Sekuestrohen paisjet e montuara në banesën e pershtatur për kultivimin e bimëve narkotike,fara dhe fidanë canabis, 2 automjete dhe sende të tjera të kundraligjshme.
Strukturat e DVP Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë në zbatim të planit të masave për kontrollin e territorit me qëllim parandalimin e kultivimit të canabisit si rezultat e një punë disa mujore kanë zhvilluar me sukses operacionin policor të koduar “Kimisti” në kuadër e të cilit u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” në bashkëpunim, të shtetasve : E. Sh., 30 vjeç, G.D., 37 vjeç, S. I., 44 vjeç dhe J. V., 17 vjeç.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kishin përshtatur banesën e marrë me qira nga shtetasi E. Sh., me aparatura që shërbejnë për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës u gjetën fidanë të dyshuar narkotik kanabis, të kultivuar në kushte laboratorike, fara kanabisi dhe 1 peshore elektronike të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Gjithashtu nga kontrolli i ushtruar në automjetet me të cilën këta shtetas qarkullonin u gjetën dhe u sekuestruan fidanë të dyshuar kanabis, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.