E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
KISHIN MBETUR TË BLLOKUAR NË THETH, POLICIA BËN TË MUNDUR GJETJEN E DY TURISTËVE TË HUAJ
Lajme

KISHIN MBETUR TË BLLOKUAR NË THETH, POLICIA BËN TË MUNDUR GJETJEN E DY TURISTËVE TË HUAJ

Policia e Shtetit në bashkëpunim me banorët e zonës, u vjen në ndihmë dy turistëve të huaj të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën e Thethit.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit është njoftuar dy turistë gjermanë kanë humbur rrugën dhe kanë mbetur të bllokuar në zonën e Thethit.

Një ekip i Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, është nisur në drejtim të zonës, për të cilën ishte marrë njoftimi, si dhe është njoftuar Komisariati i Policisë Tropojë dhe Shkodër.

Në bashkëpunim me banorët e zonës, shërbimet e Policisë në orët e mbrëmjes kanë bërë të mundur lokalizimin dhe gjetjen dy turistëve E. S., dhe A. B., me shtetësi gjermane, të cilët kishin mbetur të bllokuar në zonën mes qafës së Valbonës dhe Ragamit, pasi kishin humbur rrugën.

Policia dhe banorët e zonës kanë transportuar turistët, në gjendje të mirë shëndetësore, dhe i kanë strehuar ata në një banesë në fshatin Theth.

Policia e Shtetit falënderon banorët e zonës për ndihmën e dhënë për gjetjen e dy turistëve.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.