E martë, 20 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kishte dal për peshkim, u gjet i goditur në kokë dhe me gisht të prerë
Publik News

Kishte dal për peshkim, u gjet i goditur në kokë dhe me gisht të prerë

Greqi- Mediat greke raportojnë detaje të reja nga vdekja e ish-ministrit grek Sifi Valyrakis. Ai kishte shkuar në fundjavë për pushime në vilën e tij në Eretria teksa mori varkën dhe doli për peshkim.

Pasi u vonua, gruaja e tij njoftoi autoritetet dhe fillimisht u gjet varka me motor, por pa ish-ministrin në të.

Duket se ai ka rënë nga varka, dhe helika i ka goditur kokën duke e lënë të vdekur. Po ashtu bëhet me dije se Valyrakisit iu gjet një gisht i prerë në dorën e majtë.

Enigmë mbetet vetëm se si ra ish-ministri nga varka, dhe për këtë po hetohet në dy pista. Ose Valyrakis rrëshqiti nga varka, ose u përplas me një varkë tjetër dhe ra.

foto galeri
foto galeri
Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.