E hënë, 19 tetor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK
Kjo është FOTOGRAFIA  reale e Ilir Metes së post 25 Prillit!
Publik News

Kjo është FOTOGRAFIA reale e Ilir Metes së post 25 Prillit!


Që pas 25 Prillit, Ilir Meta po e mban fjalën që dha në 25 Maj të vitit te kaluar se ai kishte vendosur të behej një President (danez). Iliri i para 25 Prillit nuk ka më asnjë lidhje me Meten e post-25 Prillit!

Por perpara se të vij tek fotoja që sigurova me shumë veshtiresi mes Ilir Metes dhe Erion Veliajt në Budapest 2 ditë më parë, dua të flas per heshtjen shurdhuese të Presidentit te Republikes ne lidhje vendimet e Gjykates Kushtetuese që ditë pas dite po i japin atij çdo ditê tê drejtë per gjitheçka qëkan uleritur e firmosur para 25 Prillit.

META dhe Veliaj në Budapest

Iliri i para 25 Prillit do të rrëmonte deri në germat më të paqarta të një opinioni te Venecias per te treguar se e verteta e qendrimeve te tij, por Meta e 25 Prillit nuk ka thënë asnjê fjalë publike per një seri vendimesh shpesh (7 me 0) të GJK-së në favor të ankimimeve të tij që nga rasti Cakaj, me ligjin e Policisë së Shtetit e duke kulmuar me vendimin që e shpall të paligjshme praktikisht shembjen e Teatrit Kombetar. Edhe kjo një tjeter “medalje” qe deri tani duhet ngulur ne gjoksin e Presidentit ne heshtje. Ilir Meta mori pjese ne nje aktivitet te Bashkise se Budapestit ne bashkepunim me Bashkise se Tiranes per vendosjen e bustit te Heroit tone Kombetar ne parkun kryesore te kryeqytetit Hungarez. Si asnjehere tjeter ne keto 4 vite Presidence te Ilir Metes, në krah te tij ne Budapest udhetoi edhe zonja Kryemadhi qe u duk se per here te pare kishte perqafuar poziten e “Zonjes se Pare” megjithese e refuzoi kete atribut ne vitin 2017.

Kush e di pse?! Erion Veliaj ka qene ne pararoje te sulmeve ndaj Ilir Metes duke iu futur Presidentit deri edhe tek banjot per 9 mace qe sipas kryebashkiakut ai i ka.

Thënë kjo, më shumë se njeherë, e majta ka treguar se edhe sherrnajat me te ethshme mes tyre perfundojne ne pasione te medha. Dy dite me pare si Erion Veliaj dhe Ilir Meta u munduan fort te na tregojne se ata ende nuk e honepsin dot njeri-tjetrin, por fotoja e meposhtme po mundohet të na thotë diçka…!
p.s…diçka që flet shumë per heshtjen e Ilir Metës!

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.