Kjo është sfida më e re e fotove që na ka fiksuar të gjithë
Ajo postoi një foto për qejfin e saj dhe aty tregonte mënyrën se si njerëzit e shfaqin veten në rrjete të ndryshme sociale, LinkedIn, Facebook, Instagram dhe Tinder.
“Merr një grua që di t’i bëjë të gjitha”, shkruante Dolly në foton e saj.
Kaq ka mjaftuar dhe kjo është kthyer në një sfidë për të gjithë.
Njerëzit nuk kanë hezituar të bëjnë bashkimet e tyre të fotove ku tregojnë ndryshimin nga fotoja më zyrtare në LinkedIn, tek foto më ekstravagante në Tinder.
Ideja është që fotot t’i përshtatni vetë në mënyrën që ju mendoni se duhet dhe pas kësaj edhe ju do të vini re ndryshimin e madh.
Pjesë e sfidës janë bërë shumë të famshëm përfshirë, Rudina Magjistarin, Miley Cyrus, Naomi Campbell, Ellen DeGeneres, etj.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco



