Kjo është Tirona jonë e kontradiktës…
Tirana e fillimshekullit të shkuar kishte godinën më të lartë kullën e sahatit. Në sa e sa foto të vjetra të kryera ose nga fotografët austro-hungareze, Marubi apo edhe nga ato të institutit Luce kulla e Sahatit mbizotëronte lartësitë. Kuptohet, lartësitë e kullës ishin brenda parametrave të pranimit të qytetit, se Tirana megjithëse nuk ishte kryeqytet deri në 1920 ishte një qytet që luante jo pak rol në zonën e mbi Shkumbinit.
Gjatë periudhës së parë të sundimit Parti-Shtet, qytetit iu shtua një tjetër godinë që do t’ia kalonte kullës së Sahatit, Sekretari i Përgjithshëm i partisë-shtet (njëkohësisht udhëheqësi de facto) urdhëroi ndërtimin e atij që sot është Hotel International. Qytetarët e njohin si 15 katshi, për shkak se ishte godina e vetme 15 katëshe në Tiranë, një toponim që do të hynte në fjalorin e përditshëm për shkak të lartësisë së madhe.
Deri në fund të regjimit të parë të partisë-shtet ne nuk kishte asnjë godinë të lartë që u ndërtua me punë të burgosurish politikë apo punë vullnetare. Godina tjetër e lartë e qytetit në zemër të tij u ndërtua fill pas ardhjes së demokracisë duke u bekuar me emrin “Torre Drin”. Toponim për nder të ish hotel “Drinit” që ndodhej aty.
Pastaj, panoramikën e qytetit do ta shkatërronte në mënyrë perverse nismëtari i periudhës së dytë të partisë-shtet, udhëheqësi i rilindjes, lideri i ballkanit dhe shkëlqesia e tij Edi Rama. Kulla e nisur nga dyshja Behari-Fidel Ylli mbeti për shumë kohë karabina. Qe ndërtesa e parë e planit ambicion belgo-francezo-arabo-kinez, me pak fjalë planit “Ta dhjesim Tiranën” që është ende në fuqi.
Hotel Plaza përfundoi me ndihmën e parave të Vasil Naçit, AGNA Group dhe aktualisht jo vetëm sundon qytetin si një sy magjik por edhe qiellin tonë. Dajtin nuk e sheh dot, vijën e horizontit nuk e ndjek dot pa ndërprerjen vizive të kullës me bythët tërmo. Thënë shkoqur, është dhurata që lideri i epokës së dytë të partisë-shtet na ka lënë si trashëgimi në një qytet të betonuar.
Ai, njësoj si pasardhësi ka zgjedhur të shkojë në katundin e Surrelit për të ndërtuar vilën bunker ndërkohë që pasardhësi është pak më afër në vilën Kodra Diellit, komshi me gjithkënd dhe mik me askënd.
Kjo është Tirona jonë e kontradiktës, këndonte lideri rajonal kur qe kryetar bashkie.
Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.
Denonco


